Telegrafi

Rita Ora: Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë krizë

Rita Ora (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images for amfAR)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një prej emrave më të spikatur në faqet rozë.

Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar, ajo së fundmi u ka bërë thirrje që të ndihmojnë Australinë për shkak të zjarreve që e kanë kapluar.

Ajo bëri një postim në InstaStory, përmes së cilit njofton se duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar këtë krizë të vendit.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar ndër të tjerash biondja, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuuar.

Lexo po ashtu Vlera neto e fitimeve vjetore të Rita Orës

Në natën e Vitit të Ri njerëzit u detyruan të iknin në plazh, të gatshëm të hidheshin në ujë për të mbrojtur veten nga flakët ndërsa qielli ktheu një të kuq apokaliptik.

Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, pasi u ishte thënë se ishte shumë e rrezikshme të largohej nga qyteti.

Ndërkaq, Rita po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e kërkuar në tregun botëror, ku sipas revistës Spear, ajo ka një vlerë neto prej 12 milion £ (rreth 14 milionë euro). /Telegrafi/