Dy superyjet shqiptare të muzikës botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, pritet t’i bashkojnë forcat në një bashkëpunim të përbashkët.
Pos tyre, në duetin në fjalë do të jetë edhë këngëtarja tjetër britanike, Charlie XCX.
Treshja ka kohë që po punojnë për projektin e ri, kurse Rita e ka konfirmuar se po punohet në një këngë që konsiderohet “himn i vajzave”.
Lajmin se në janar të vitit 2018 mund të vijë një duet nga yjet shqiptare është gazetari Nicholas Liddle, i cili ka transmetuar informacionin nga Big Top 40.
Rita Ora dhe Bebe Rexha u takuan për herë të parë para pak kohësh në koncerte të përbashkëta dhe ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, e nuk kanë lënë pas shkëmbyer as lëvdata për njëra-tjetrën në media.
Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë mes yjeve shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha, duke hapur kështu në perspektivë një duet tjetër të mundshëm me përfshirje të Dua Lipës dhe Era Istrefit.
Rita Ora pritet të takohet me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën gjatë nëntorit në European Music Aëards, ku mund t’i shohim së bashku në skenë, pasi Rita është nikoqire e kësaj mbrëmje.
Këngëtarja do të nisë një turne në mbarë Evropën në vitin 2018 dhe nuk dihet nëse do të performojë në vendin tonë ose në rajon. /Telegrafi/