Site icon Telegrafi

Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’

Foto: Screenshot/Facebook

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ndodhet në Prishtinë prej ditësh bashkë me familjen e saj dhe bashkëshortin Taika Waititi.

Ajo është pritur nga kryetari i komunës, Përparim Rama, kryeministri Albin Kurti si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Asaj së fundmi iu dhurua ‘Çelësi i Qytetit’ nga Rama për përfaqësimin e dinjitetshëm që ka bërë në mbarë botën.

Foto: Screenshot/Facebook

I pari i komunës tregoi se mori si dhuratë edhe albumin e fundit të yllit të famshëm.

Lexo po ashtu Presidentja Osmani: Bashkë me disa artistë nga Kosova festuam arritjet globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!

Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”. /Telegrafi/

Exit mobile version