Rita Ora dukej e pabesueshme e veshur me një mini-fustan të zi, i cili kishte një detaj bikini në pjesën e përparme.
Këngëtarja, 31 vjeçe, e cila së fundmi u martua me regjisorin e Hollywoodit, Taika Waititi, tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa largohej nga seti i një studioje muzikore në Londër.
Ajo shtoi disa centimetra në gjatësinë e saj me një palë taka “Mary Jane” marramendëse të cilat kishin një thembër me platformë.
Rita kishte lënë flokët e saj kaçurrela natyrale në një stil të drejtë dhe të hijshëm, ndërsa ajo u fotografua kur u nis drejt makinës që po e priste jashtë.
Ajo dhuroi një buzëqeshje para fotografëve teksa po largohej nga angazhimet e saj të fundit muzikore.
Ylli i muzikë dukej në e mahnitshme në një tjetër dalje pas rikthimit në Londër nga Zelanda e Re.
Pasi u kthye në Londër pas udhëtimit të saj në Auckland për të performuar në Kupën Botërore të ragbit për femra.
Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, krijuesja e hitit “Anywhere” tha se një projekt i ri që ka punuar së fundmi pritet të publikohet më tre nëntor.
“Diçka emocionuese po vjen, mezi pres t’ju tregoj se për çfarë kam punuar…03.11.22”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit. /Telegrafi/