Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron mbi 16 milionë njerëz, teksa nuk heziton të publikoj imazhe dhe video të ndryshme.
Biondja këtë herë ka bërë një reagim pasi ishte marrë një vendim që Anglia të futej në karantinë deri më 2 dhjetor.
Në fotografinë atraktive që ka hedhur në rrjetet sociale, ylli shqiptar mori vëmendje me dhëmbë të artë dhe me vetulla të kuqe.
“Nxitimi i fundit. Ju dëshiroj fat të gjithëve, qëndroni të sigurt”, ka thënë ajo.
Kryeministri Boris Johnson deklaroi se karantina do të nisë nga sot dhe do të përfundojë më 2 dhjetor, për të shmangur virusin COVID-19.
Kjo pasi numri i njerëzve të infektuar me coronavirus në Britaninë e Madhe ka tejkaluar një milion. /Telegrafi/