Telegrafi

Rita Ora me mendje në Korfuz, ndan imazhe atraktive që realizoi në jahtin luksoz

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Ajo sapo është kthyer nga pushimet në resortin luksoz në Korfu të Greqisë, ku paguajti 17 mijë dollarë për një natë.

Si duket, Rita Ora është më mendje ende atje, pasi ka publikuar disa imazhe të realizuara në po të njëjtin vend, shkruan Daily Mail.

Në të njëjtat postime të shpërndara në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare në plan të parë ka vënë gjoksin e formësuar.

Me një veshje plot stil, ajo ka vendosur që të përshtat bluzën e zezë me një palë pantallona të bardha.

Sikurse edhe çdo herë tjetër, as edhe kësaj radhe nuk kanë munguar aksesorët, me të cilat ajo ka mbushur qafën e duart.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” edhe njëherë ka dëshmuar se di të tërheq vëmendje përmes pozave para kamerës.

Po ashtu, Rita është parë edhe në një udhëtim së bashku me nënë e saj, Vera Ora, ndërsa veshjet mes tyre ngjasonin mjaft shumë. /Telegrafi/