Telegrafi

Rita Ora mbulon fytyrën me pëlhurë të zezë që të mos duket, ndërsa endet në Aeroportin e Sydneyt

Ajo është panelistja e spektaklit “The Voice Australia”, e cila është fotografuar gjatë gjithë javës në Sydney duke shfaqur fizikun e saj të tendosur.

Por të shtunën, Rita Ora u turpërua papritur teksa hyri në “Aeroportin e Sydneyt”, teksa u pa me një shall të zi të shtrirë mbi fytyrën e saj të famshme, shkruan DailyMail.

31-vjeçarja u pa fotografua se të hipte në një fluturim për në Los Angeles me motrën e saj, Elenën, me sa duket gjatë një pauze nga xhirimet e “The Voice”.

Madje edhe fansja më e madhe e Ritës mund të mos e njihte artisten në ambientet publike, pasi ajo refuzoi të hiqte mbulesën nga koka e saj.

Lexo po ashtu Rita Ora bëhet imazh i "Mazda", merr poza atraktive pranë veturave të gjigantit japonez

Për fluturimin e saj, Rita kishte veshur një ansambël tërësisht të zi të përbërë nga geta me figura, një xhaketë me mëngë të gjata, të veshur mbi një bluzë.

Ndërkohë, ajo e kombinoi pamjen me një palë çorape shumëngjyrëshe dhe një sandale të zeza.

Motra e saj u pa e veshur me pantallona të zeza të kombinuara me një bluzë bojëqielli.

Elena, 33 vjeçe, mbante me vete çantat e saj monokromatike të bagazheve me inicialet e saj të printuara me font ari.

Nga ana tjetër, Rita ia doli mbanë të fshihte statusin e saj të super yllit duke mbajtur një çantë shpine të zezë të markës “Prada” teksa kalonte nëpër aeroport me një anëtar të stafit.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, ylli me origjinë shqiptare kishte qenë më se e lumtur kur realizoi disa fotografi në palestër, duke treguar me krenari trupin e saj.

Lexo po ashtu Një tjetër ditë që dëshmon përkushtimin e saj në palestër, Rita Ora fotografohet në top formë rrugëve të Sydneyt pas stërvitjes

Të mërkurën, ajo shfaqi figurën e saj mbresëlënëse të trupit, e veshur me një palë bikini me vija të bardha dhe të zeza, ndërsa merrte rreze dielli në kopsht.

Foto: Rita Ora/Instagram

Krahas fotografive të publikuara në Instagram, ajo shkroi: “Ndriçimi i sotëm ishte shumë natyral”.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” mbërriti në Australi në fillim të muajit dhjetor përpara xhirimeve të sezonit të ri të “The Voice Australia”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ndodhet atje e shoqëruar me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Rita së fundmi tha në një intervistë për The Independent se do të donte të kishte një familje të mirë e të madhe një ditë.

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, larg vëmendjes së mediave. /Telegrafi/