Site icon Telegrafi

Rita Ora mahnit publikun me performancën e radhës teksa duket tërheqëse në fustanin e tejdukshëm

Rita Ora u shfaq e mahnitshme të shtunën mbrëma (28 janar) teksa performonte në klubin e natës Heaven në Londër.

Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e saj joshëse me një fustan rozë latex, i cili ngjitej pas linjave të saj

Veshja e saj asimetrike ishte plotësisht e tejdukshme, duke lejuar një vështrim te të brendshmet e saj poshtë fustanit.

Ajo doli pa sytjena duke ruajtur modestinë me materiale shtesë në formë ylli të vendosura sipër gjoksit.

Lexo po ashtu Rita Ora mohon se fustani i nusërisë me të cilin u shfaq në klipin e këngës së fundit ishte i njëjti me atë që veshi në ceremoninë me martesës me Taika Waititin

Rita shtoi elegancën me një palë çizme me taka të larta argjendi ndërsa vendosi edhe bizhuteri të thjeshta, duke shtuar disa unaza argjendi të trashë, ndërsa tatuazhet e saj në krahët e saj ishin të ekspozuara plotësisht.

Krijuesja e hiteve kompletoi pamjen e guximshme me një grim joshës të fytyrës, duke përfshirë një shkëlqim buzësh.

Rita performoi këngën e re të saj “You Only Love Me”, si dhe hitet e saj më të mëdha.

Kjo performancë e yllit vjen pasi Rita më në fund konfirmoi se është martuar me regjisorin Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.

“Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë dasma”, tha Rita.

Theksojmë që Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version