Telegrafi

Rita Ora mahnit me pozat në imazhet e fundit: Mos u shqetësoni çfarë njerëzit mendojnë për ju

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Ajo ka qenë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme, por së fundmi i është rikthyer projekteve të reja.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka mahnitur me pozat e reja, ndërsa ka shkruar edhe një mesazh për të ngjallur pozitivitetin tek admiruesit.

“Kujtoni se duhet të dilni jashtë dhe të merrni frymë edhe nëse jeni në mesin e punës, kaloni kohë me veten, bëni çka ju bën të lumtur dhe mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Me pantallona të ngushta lëkure dhe xhaketë të hapur te pjesa e gjoksit, Rita Ora duket e bujshme në hapjen e restorantit të ri të mikut të saj

Mes tjerash, Rita shtoi: “Ashtu sikur disa persona në park menduan se jam çmendur ndërsa shkrepja këto imazhe duke buzëqeshur dhe kërcyer e vetme, kujt i intereson. Jini vetvetja”.

Kujtojmë se përpos punës në projektet muzikore, Rita është bërë edhe figura e disa brendeve të njohura botërore. /Telegrafi/