Ajo ka qenë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme, por së fundmi i është rikthyer projekteve të reja.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar fansat e saj.
Së fundmi, ajo ka mahnitur me pozat e reja, ndërsa ka shkruar edhe një mesazh për të ngjallur pozitivitetin tek admiruesit.
“Kujtoni se duhet të dilni jashtë dhe të merrni frymë edhe nëse jeni në mesin e punës, kaloni kohë me veten, bëni çka ju bën të lumtur dhe mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju”, ka shkruar ajo.
Mes tjerash, Rita shtoi: “Ashtu sikur disa persona në park menduan se jam çmendur ndërsa shkrepja këto imazhe duke buzëqeshur dhe kërcyer e vetme, kujt i intereson. Jini vetvetja”.
Kujtojmë se përpos punës në projektet muzikore, Rita është bërë edhe figura e disa brendeve të njohura botërore. /Telegrafi/