Pas ahengut të revistës “GQ” dhe “Warner Bros”, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka hapur zyrtarisht barin e Coca Colas në Londër.
E veshur në të kuqe nga koleksioni i modës vjeshtë – dimër 2016 të stilistit Antonio Berardi, krijuesja e hitit “Shine Ya Light” ka promovuar produktin e ri Coca-Cola Zero Sugar Taste Lounge.
Këngëtarja kishte të veshur një xhaketë të kuqe të cilat i kishte kombinuar me çizmet e zeza. Përveç promovimit të Coca-Colas, ajo u përkujdes që të tregojë linjat e saj seksi.
Javën e kaluar ajo ishte hospitalizuar shkaku i lodhjes nga orari i ngjeshur dhe gjykimi kundër hajdutëve që kishin plaçkitur shtëpinë e saj.