Telegrafi

Rita Ora mahnit fansat me pozën me bikini

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Një prej këngëtareve më të famshme të muzikës pop, Rita Ora, arrin të marrë vëmendje sa herë publikon fotografi në profilet e saja në rrjetet sociale.

Bukuroshja shqiptare nuk heziton të vë në plan të parë hiret e saja në imazhet që i publikon në Instagram, ku numëron mbi 16 milionë ndjekës.

Lexo po ashtu Rita Ora guxon me veshjen, shfaqet me bluzë transparente teksa bën blerje në Hollywood

Gjatë të dielës, 29-vjeçarja e ka publikuar një imazh në të cilin ka pozuar teksa merr rreze me bikini dhe duket e mrekullueshme.

“Shijojeni jetën. Ju lutem. Mbrojeni zemrën tuaj dhe jini krenarë me veten”, është përshkrimi që ajo ka zgjedhur për këtë fotografi.

Në bazë të lokacionit të përzgjedhur mësohet se kjo pozë është realizuar në Los Angeles të Kalifornisë. /Telegrafi/