Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e fundit.
Kjo pasi është përgatitur për edicionin e 27-të të evenimentit të ndarjes së çmimeve, MTV Eurpoe Music Awards.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka ndarë disa imazhe në të cilat duket mjaft tërheqëse.
Bukuroshja bionde është shfaqur me një fustan të verdhë, kurse për aksesorë ka zgjedhur një rrjetë që i mbulonte gjysmën e fytyrës.
“Është dita e MTV EMA”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa. /Telegrafi/