Telegrafi

Rita Ora magjepsëse me fustan të kuq, merr vëmendjen në ndejën e Vanity Fair

(Foto: Getty Images)

Rita Ora thuajse se asnjëherë nuk dështon kur është fjala për dukjet më të mira në evenimentet e të famshmëve.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur përsëri magjepsëse në ndejën e përvitshme të ‘Vanity Fair Oscars’ që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.

(Foto: Getty Images)

27-vjeçarja i ka detyruar të gjithë ta kthejnë kokën me dukjen e saj mbresëlënëse.

Ylli i muzikës pop kishte veshur një fustan të kuq, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe në pjesën e këmbëve.

(Foto: Getty Images)

Rita vazhdon të jetë rregullisht në qendër të vëmendjes, si në aspektin profesional, ashtu edhe gjatë paraqitjeve në evenimente të ndryshme.

Ajo e ka nisur fuqishëm vitin 2018, i cili pritet të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm për karrierën e saj.

Lexo po ashtu Bleona e bën sërish, ekspozon gjoksin e mbuluar vetëm me rrjetë

Në këtë eveniment ka qenë e pranishme edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bleona Qereti, e cila kishte ekspozuar shumë nga trupi i saj me një fustan me formë rrjete. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)