Telegrafi

Rita Ora lë pa fjalë të gjithë me dukjen në Billboard Awards (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, është shfaqur tejet atraktive në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Awards.

Ajo arriti që të mahnisë dhe që të befasojë të gjithë me dukjen e saj, krahas yjeve të mëdha të muzikës botërore që ishin pjesë e kësaj ngjarje.

Rita zgjodhi një fund transparent në pjesën e tëpasmeve që shfaqi linjat e saj perfekte trupore, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Rita Ora

Në pjesën lart ajo shfrytëzoi një bluzë të bardhë që e shfaqi atë elegante.

Rita preferoi makijazh të thjeshtë në flokët e hedhura nga pas për të bërë diferencën në këtë ngjarje.

Rita Ora së shpejti pritet të publikojë projektin e ri, teksa ka dy vjet që s’ka lansuar projekte muzikore. /Telegrafi/