Rita Ora ka postuar foto nga spitali.
Këngëtarja shqiptare ka vuajtur nga një sëmundje e lehtë, çka ka bërë që ajo të përfundojë në spital.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në Instagram, shkruan Telegrafi, prej ku ka konfirmuar se po bën më mirë.
“Sot (e mërkurë) ishte tejet vështirë, por po e tejkaloj dhe dua t’iu falënderoj të gjithëve për përkrahjen. Ju dua”, u shpreh Rita në Instagram.
Nuk dihet ende se çfarë sëmundje ka pasur Rita. /Telegrafi/