Telegrafi

Rita Ora kujton me nostalgji kohën kur performoi në Oscars (Foto)

Tashmë ka përfunduar ceremonia e ndarjeve të çmimeve Oscar dhe Moonlight është zgjedhur ‘Filmi më i mirë’.

Me këtë rast këngëtarja e njohur Rita Ora ka kujtuar kohën kur performoi në skenën e Oscars në vitin 2015.

“Duke performuar në Oscars. Çfarë momenti”, ka shkruar Rita në Instagram.

Shqiptarja e veshur me një fustan të bardhë kishte mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.

Rita performoi këngën “Glateful”, kolonë zanore e filmit “Beyond The Lights”. /Telegrafi/