Telegrafi

Rita Ora joshëse me veshjen që i thekson gjoksin e formësuar

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, kohëve të fundit është parë duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës.

Tashmë ajo është kthyer në Londër, ku po vazhdon të sjellë imazhe nga përditshmëria për miliona ndjekësit e saj.

Së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është shfaqur me joshëse me dukjen ekstravagante.

Rita është parë e veshur me një fustan elegant dhe tejet të ngushtë, çka bënte t’i theksohej gjoksi i formësuar.

Kësaj radhe, këngëtarja ka përdorur më shumë makijazh, ndërsa flokët e lakuara i ka lënë të lira mbi supe.

E njohur për përdorimin e shumtë të aksesorëve, Rita në imazhet e fundit ishte mbushur me qafore prej ari.

“Para dhe pas, me një buzëqeshje të madhe në fund”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” ditë më parë i është bashkuar fushatës së Digital Detox, për tu shkyçur nga rrjetet sociale me qëllim të ruajtjes së shëndetit mendor. /Telegrafi/