Telegrafi

Rita Ora: Isha në Kosovë me UNICEF-in dhe disa vende ishin në gjendje më të keqe sesa kisha menduar

Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur. 

The Sun së fundmi ka shkruar se Rita erdhi nga një vend i vogël për t’u bërë yll, ajo u largua nga Kosova në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kurse tani është njëra prej vajzave më të pasura në Angli.

Rita Ora në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këtë kohë ajo ka vizituar atdheun bashkë me nënën e saj, Vera Orën, me UNICEF, ku përveç fitimit të parave është bërë edhe humaniste.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Prindërit e saj, Vera dhe Besniku ishin larguar nga Kosova kur Rita ishte njëvjeçare, atëherë kur diktatori i Serbisë, Slobodan Miloseviq po persekutonte shqiptarët në atë kohë – shkruan The Sun.

Rita Ora e lumtur dhe entuziaste që ndodhej me mision bamirësie në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Shkova në vendlindjen time me UNICEF-in, sepse nuk kisha qenë për një kohë – dhe nuk kisha qenë në ato vende që i vizitova, të cilat janë më keq nga që kam pritur. Vizitova shtëpi dhe shkova t’i shoh fëmijët që nuk kanë kurrfarë shkollimi – dhe nënat në moshë të re”.

“Dëshiroja të di çfarë bën UNICEF, sepse ndonjëherë nuk arrini që t’i shikoni rezultatet e sakta. Isha shumë e emocionuar kur e pashë atë gjendje, me të vërtetë isha e thyer dhe thosha ‘ndoshta unë jam shumë e bekuar që kam arritur për të ardhur në Britani dhe të bëja ëndrrat e mija realitet ëndrrat e prindërve të mi’”, thotë më tutje artistja shqiptare.

Përndryshe, Rita ua ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Kosovë që ta kenës sa herë që ata dëshirojnë të vijnë këtu për t’i vizituar të afërmit e tyre. /Telegrafi/