Site icon Telegrafi

Rita Ora imazhi i “Magnum” në Festivalin e Kanës, duket sensacionale me dukjen e saj

Ajo ishte në New York për mbrëmjen e MET Gala javën e kaluar, përpara se të kthehej në shtëpinë e saj në Londër.

Sidoqoftë, këngëtarja shqiptare Rita Ora u nisë të enjten pasdite për në Festivalin e 72-të të Filmit në Kanë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve me paraqitjen e saj në këtë festival, duke u shfaqur e veshur me një fustan të bardhë me hapje të shumta, i cili vinte në pah linjat e saj atraktive.

Skajet e shkurtuara treguan çdo pëllëmbë të këmbëve të Ritës, të cilat ajo i theksoi me take me pendë.

Shqiptarja bukuroshe ishte kombinuar me shumë aksesorë që i jepnin një pamje edhe më tërheqëse asaj.

Ajo është bërë imazh i akullores shumë të pëlqyer “Magnum”, teksa ka publikuar edhe në rrjetet sociale fotografi nga kampanja e re reklamuese e saj.

28-vjeçarja e hitit “Hot Right Now” dukej mahnitëse në një kostum teksa bëhej gati për të hipur në aeroplan – megjithatë mamaja e saj Vera dukej e dëshirueshme për ta zvarritur yllin me një koment qesharak.

Ajo i shkroi të bijës në koment se kishte harruar të lante enët në mëngjes, para se të nisej për në udhëtim.

Lexo po ashtu Rita Ora gati për tu nisur me aeroplan, nëna i shkruan se ka harruar t'i lajë enët në mëngjes

Ndërkohë ky koment është trajtuar me shumë të qeshura edhe nga Rita. /Telegrafi/

Exit mobile version