Rita Ora, pas paraqitjeve të shumta që pati në Hong Kong, u kthye në shtëpi e veshur me kostumin “Bape” në formë peshkaqeni.
“Justjared” raporton se këngëtarja 25 vjeçare me origjinë nga Kosova ishte helmuar nga ushqimi derisa po shkonte për të performuar në një koncert në Hong Kong më 24 dhjetor, shkruan Koha.
Atë ditë, përmes një videoje në Snapchat, Rita ka thënë se është e lirë “më në fund” për të shkuar në shtëpi dhe ka përmendur se kishte të veshur të njëjtin kostum për tre ditë me radhë për shkak të helmimit dhe stërlodhjes nga udhëtimi.
Rita po ashtu postoi në Snapchat një foto me mbishkrimin: “E stërlodhur + e helmuar nga ushqimi = aspak mirë”. /Telegrafi/