Telegrafi

Rita Ora godet me veshjen transparente ndërsa shfaqet pa reçipeta gjatë një darke në Los Angeles

Thuhet se ajo ka kërkuar kohë nga romanca e saj me aktorin Rafferty Law.

Megjithatë Rita Ora i tregoi djalit të Jude se çfarë ka humbur ndërsa ajo u drejtua për darkë në West Hollywood të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Duke guxuar të shkojë pa reçipeta nën veshjen transparente, këngëtarja 29-vjeçare lë pak vend për imagjinatë.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita siguroi që të gjithë sytë të ishin në të teksa ajo doli jashtë me bluzë të tejdukshme në ngjyrë më të errët.

Ajo e shoqëroi pjesën e sipërme me një fustan lëkure, i cili e bëri të dukej akoma më të veçantë.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Megjithatë, duke mos qenë e kënaqur me një pamje mahnitëse, këngëtarja zgjodhi një ndryshim të veshjes, duke shkëmbyer me një palë pantallona po ashtu të lëkurës.

Lexo po ashtu Pas tri muajsh njohje, Rita Ora i jep fund lidhjes me aktorin Rafferty Law

Ajo përfundoi pamjen me vathë diamanti, një gjerdan dhe aksesorë tjerë të ndryshëm.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Shëtitja e saj erdhi me lajmin se Ora dhe Law, 23, së fundmi kanë ndarë rrugët e tyre.

Ata filluan takimet në dhjetor gjersa punuan së bashku në xhirimin e “Oliver Twist”, që më vonë u panë krah njëri-tjetrit në ‘British Fashion Awards”.

“Unë mund të zbuloj se çifti janë ndarë pas tre muajsh takime me njëri-tjetrin, pasi Rita kaloi shtatë javët e kaluara në Los Angeles duke u rikuperuar pasi i ka operuar bajamet, ndërsa Raff është rikthyer në Londër”, ka thënë një burim për The Sun.

Rita Ora (Foto: Backgrid)
Rita Ora (Foto: Instagram)

Kjo përndryshe ishte marrëdhënia e parë e Ritës që kur u nda nga producenti i “Ozzy Osbourne”, Andrew Watt në fillim të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Backgrid)