Telegrafi

Rita Ora gati për tu nisur me aeroplan, nëna i shkruan se ka harruar t’i lajë enët në mëngjes

Foto: Vera Ora/Instagram

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka udhëtuar për në Nice të Francës.

Ajo ka udhëtuar për Festivalin e Filmit në Kanë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes dy fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Artistja u shfaq mjaft atraktive veshur me një kostum elegant, ndërsa ishte gati për të hipur në aeroplanin e saj privat, për t’u nisur drejt destinacionit të radhës.

Lexo po ashtu Rita Ora më në fund shijon pak kohë me prindërit pas angazhimeve të shumta muajve të fundit

Në mesin e mijëra pëlqimeve dhe komenteve nga ana e fansave, nuk ka munguar edhe një ngacmim nga nën e saj, Vera, e cila njihet për komentet satirike që ia bën Ritës.

Rita Ora dhe Vera Sahatçiu-Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

Në komentin e saj, mamaja i shkruan Ritës se nuk mund të largohet, kjo pasi ka harruar të lajë enët.

“Ndalo Rita, ti ke harruar të lash enët këtë mëngjes”, ka qenë komenti i Vera Sahatçiu-Orës në fotografinë e Ritës.

Foto: SC/Vera Ora/Instagram

Kujtojmë që Vera në një intervistë për versionin britanik të revistës HELLO!, kishte thënë se në familjen e tyre nuk ka të përkëdhelur, dhe se përkundër famës që ka, Rita bën të njëjtat gjëra që bënte kur ishte një vajzë shtëpie.

“Nuk ka të përkëdhelur në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje në mënyrën tonë. Duke qenë në syrin publik, nuk do të thotë se është më e mirë se të tjerët dhe ajo e di këtë; ajo ende duhet ta pastrojë kuzhinën kohë pas kohe”, ishte shprehur Vera Sahatçiu-Ora. /Telegrafi/