Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka udhëtuar për në Nice të Francës.
Ajo ka udhëtuar për Festivalin e Filmit në Kanë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes dy fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
Artistja u shfaq mjaft atraktive veshur me një kostum elegant, ndërsa ishte gati për të hipur në aeroplanin e saj privat, për t’u nisur drejt destinacionit të radhës.
Në mesin e mijëra pëlqimeve dhe komenteve nga ana e fansave, nuk ka munguar edhe një ngacmim nga nën e saj, Vera, e cila njihet për komentet satirike që ia bën Ritës.
Në komentin e saj, mamaja i shkruan Ritës se nuk mund të largohet, kjo pasi ka harruar të lajë enët.
“Ndalo Rita, ti ke harruar të lash enët këtë mëngjes”, ka qenë komenti i Vera Sahatçiu-Orës në fotografinë e Ritës.
Kujtojmë që Vera në një intervistë për versionin britanik të revistës HELLO!, kishte thënë se në familjen e tyre nuk ka të përkëdhelur, dhe se përkundër famës që ka, Rita bën të njëjtat gjëra që bënte kur ishte një vajzë shtëpie.
“Nuk ka të përkëdhelur në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje në mënyrën tonë. Duke qenë në syrin publik, nuk do të thotë se është më e mirë se të tjerët dhe ajo e di këtë; ajo ende duhet ta pastrojë kuzhinën kohë pas kohe”, ishte shprehur Vera Sahatçiu-Ora. /Telegrafi/