Telegrafi

Rita Ora fotografohet për herë të parë në Los Angeles pas imazheve befasuese me të dashurin Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thompson

Ajo për herë të fundit u pa nën shoqërinë e të dashurit Taika Waititi dhe aktores Tessa Thompson pas një feste në Sidnei.

Dhe Rita Ora u fotografua për herë të parë që nga imazhet të mërkurën, ndërsa dilte në Los Angeles, Kaliforni, për stërvitje.

Këngëtarja, 30 vjeçare, shfaqi linjat trupore në një palë tuta sportive ngjyrë të verdhë.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Për kompletimin e kësaj dukje sportive, biondja zgjodhi një palë atlete me ngjyrë dhe disa aksesorë përreth qafës e dorës.

Ajo bëri një stilim flokësh të thjeshtë, ndërsa përdori vetëm pak makijazh dhe shkëlqyes për buzë.

Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në përqafim të të dashurit të saj dhe një aktoreje tjetër

Rita dukej në humor të mirë, teksa në një nga imazhet po buzëqeshte duke vënë në pah një shkëlqim të fytyrës.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita thuhej ditë më parë se u zhvendos në apartamentin e regjisorit Taika, derisa ai po xhiron filmin e ri “Thor: Love and Thunder” me Chris Hemworth.

Në filmin e ardhshëm përfshihet po ashtu edhe Tessa Thompson si Valkiyre, një rol që fillimisht e luajti në “Thor: Ragnorak”.

Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në përqafim të të dashurit të saj dhe një aktoreje tjetër

Rita, Taika dhe Tessa u fotografuan javë më parë në ballkonin e shtëpisë së regjisorit duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Rita, Taik dhe Tessa (Foto: Backgrid)

Ylli shqiptar dhe Waititi filluan lidhjen në prill, gjersa më pas u shoqëruan bashkë në thuajse çdo eveniment. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Backgrid)