Lidhja e Rita Orës dhe të dashurit të sajtë përfolur, Taika Waititi, duket të jetë plotësuar edhe nga një person i tretë.
Këngëtarja shqiptare është dukur e disponuar duke u përqafuar me regjisorin e njohur pas një ndeje në shtëpinë e tij në Sydney.
Porse në fotografitë e siguruara ekskluzivisht nga MailOnline, është përfshirë edhe aktorja Tessa Thompson.
Në imazhet e reja, shfaqet Rita duke u puthur me aktoren, por edhe me filmbërësin e “JoJo Rabbit” dhe “Thor”.
Thompson ka thënë në të kaluarën se tërhiqet seksualisht nga të dyja gjinitë, ndërsa bazuar në fotografitë e publikuara, treshja dukej sikur argëtoheshin me njëri-tjetrin. /Telegrafi/