Telegrafi

Rita Ora flirton me Orlando Bloom? (Foto)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka pasur bisedë të “ngrohtë” me aktorin britanik Orlando Bloom gjatë ndarjes së çmimeve BRIT 2015, e që nga shumë konsiderohet edhe si “flirtim”.

Teksa të dy u ngjitën në skenë për të prezantuar çmimin e “Këngëtarit më të Mirë”, Orlando dhe Rita kanë shkëmbyer batuta me njëri – tjetrin dhe spektatorët, ndërsa kjo e fundit nuk ka humbur shansin të flirtojë më aktorin 38- vjeçar.

Trofeun e “Këngëtarit më Mirë” e ka rrëmbyer Ed Sheeran.

Rita aktualisht është në lidhje me Ricky Hilfiger, teksa Orlando Bloom është i divorcuar nga Miranda Kerr. /Telegrafi/