Telegrafi

Rita Ora flet për frikën nga kanceri i gjirit pas diagnostikimit të nënës së saj: Unë kontrollohem vazhdimisht

Rita Ora së fundmi është hapur në lidhje me frikën për kancerin e gjirit, pas diagnostikimit të nënës së saj.

E ëma e artistes shqiptare, Vera Ora, u diagnostikua me kancerin e gjirit në vitin 2005, kur ajo ishte 39 vjeçe dhe iu nënshtrua një mastektomie.

Kjo bëri që gjyqtarja e “Masked Singer” – e cila javë më parë shkeli rregullat e izolimit – të testohet për të identifikuar nësë është bartëse e kësaj.

Rita dhe nëna e saj, Vera Ora (Foto: Getty Images)

Duke folur gjatë një interviste të re, ajo u bëri thirrje të tjerëve të ndiqnin shembullin dhe të kontrolloheshin.

“Unë i shoh këto gjëra duke thënë kontrolloni veten për gunga, por nëna ime nuk kishte asnjë gungë, ajo kishte një dhimbje të fortë dhe për këtë shkoi dhe u kontrollua”, tha 30 vjeçarja.

“Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin”.

“Por unë ende e kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte ndonjë para nënës time në familje që u diagnostikua me të”.

Rita dhe nëna e saj, Vera Ora (Foto: Getty Images)

Vera, tani 56 vjeçe, luftoi me një formë ‘agresive’ të kancerit të gjirit, duke u trajtuar me kimioterapi dhe rrezatim para se të bënte një mastektomi të pjesshme.

Duke parë gjendjen e mamasë, Rita i tha The Sun se kaloi të njëzetat duke u shqetësuar se do të vuante të njëjtën sëmundje.

Psikiatria më parë foli për diagnozën e saj të kancerit, duke shpjeguar se ndikoi vërtet në krijuesen e hitit “Anywhere”.

“Rita u rebelua pak, duke u larguar nga shkolla për disa javë”, tha ajo për Magazine Style vitin e kaluar.

E gjithë familja ka mbetur akoma me ankthet që rrënon kanceri.

“Rita shqetësohet dhe ndonjëherë ka sulme paniku”. /Telegrafi/

Rita dhe nëna e saj, Vera Ora (Foto: Getty Images)