Telegrafi

Rita Ora feston ditëlindjen, ja sa vite mbush sot këngëtarja (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Rita Ora e filloi karrierën e saj në moshën 21 vjeçare, gjersa deputoi fuqishëm në tregun ndërkombëtar me hitin e saj të parë “Hot Right Now”, i cili do të shënonte startin e suksesit, që do të pasohej më pas me shumë hite të tjera në vazhdim.

Këngëtarja shqiptare nuk e ka mohuar për asgjë çast origjinën e saj shqiptare, mandje ndjehet shumë krenare dhe ka ardhë disa herë në Kosovë për të mbajtur koncert, apo për të relizuar projekte të reja muzikore siç ishte videoklipi “Shine Your Light”.

Lexo po ashtu Blerim Destani takohet me Rita Orën, ja çfarë i thotë (Foto)

Rita është një nga emrat më të përfolur të showbizit, gjersa shumë herë ka qenë temë e mediave për lidhjet e saj të shumta në jetën private.

Kujtojmë që këtë vit, Ora mori pjesë edhe në koncertin e organizuar për shenjtërimin e figurës së lartë shqiptare Nënës Terezë, i cili u mbajt në shtator të këtij viti në Vatikan. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këto janë fjalët e para të Rita Orës pas koncertit në Vatikan (Foto)