Rita Ora hap pas hapi përcillet nga fotografët sa herë që qëndron në Britaninë e Madhe.
Bukuroshja nga Prishtina e cila është rritur në Londër dhe ka krijuar atje famën ndërkombëtare, ka vendosur të darkojë me nënën duke u larguar pak nga jeta aktive e shoubizit.
Rita është parë në një nga restaurantet e Londrës me nënën e saj Verën, ku menjëherë është kapur nga fotografët.
Daily Mail komplimenton nënë e Ritës, duke thënë se ajo është plot stil po ashtu sikurse vajza, shkruan Telegrafi.
Vera gjithnjë qëndron afër Ritës pa marrë parasysh vendin, teksa nëna e këngëtares shpesh viziton Kosovën ku janë të afërmit e familjes. /Telegrafi/