Telegrafi

Rita Ora është më e pasur se Barack Obama

Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botëror, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër emrat më të ranguar në top listat britanike dhe ato amerikane.

Sukseset e saj janë të shumta, dhe kjo ka ndikuar që këngëtarja të ketë të ardhura të mira nga profesioni i saj.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Madje, fitimet dhe pasuria e saj e rendisin atë si një ndër personazhet më të paguar.

Sipas Celebrity NetWorth, Rita Ora numëron një pasuri prej 13 milionë dollarësh.

Lexo po ashtu Nëna e Rita Orës, Vera Ora, ka një mesazh për të gjithë femrat shqiptare

Ndërkohë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka një pasuri prej 12 milionë dollarësh, dhe radhitet pas këngëtares 27 vjeçare.

Barack Obama (Foto: Getty Images)

Ora pritet që edhe këtë vit të rritë pasurinë e saj pas nënshkrimit të kontratave me brendet e njohura, dhe krijimin e linjës së saj të veshjeve ‘Roara Repulic’. /Telegrafi/