Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë (e martë) ka mbajtur një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë duke bërë që një numër i madh i qytetarëve të ishin të pranishëm për ta përcjellur performancën e saj nga afër.
Para se artistja 31-vjeçare të ngjitej në skenë për të elektrizuar publikun për të argëtuar fansat ishin edhe emra të njohur në vend si këngëtarja, Semi Jaupaj, Kida, Ronela Hajati dhe Luana Vjollca.
Atmosfera arriti në kulminacion me të dalë në skenë ylli i muzikës me renome ndërkombëtare, e cila për t’i dhënë edhe më shumë motive shqiptare performances u shfaq e veshur me flamurin kuq e zi me shqiponjë.
Rita doli para fansave duke mbajtur mbi krah një mantel kuq e zi që kishte të printuar sipër shqiponjën dykrenare për të cilën u përkujdes kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.
Nën mantel, këngëtarja kishte të veshur një trupore me material të tejdukshme me ngjyrë të zezë dhe shqiponjën të printuar sipër.
Përveç që këndoi disa prej hiteve të saj më të njohura si “Ritual”, “Anywhere” dhe “Body On Me”, atmosfera u ndez kur Rita kërceu “Vallen e Shotës” bashkë me grupin e valltarëve shoqërues që gjithashtu ishin te veshur me ngjyrat kuq e zi.
Gjatë koncertit, krijuesja e shumë hiteve herë pas here foli edhe disa fjalë shqip për të falënderuar të gjithë ata që ishin mbledhur në sheshin e Tiranës.
?????? pic.twitter.com/No8ZMLnNea
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) September 6, 2022
Kujtojmë që krahas performancës, Rita ka qëndruar disa ditë në Shqipëri duke zhvilluar edhe disa aktiviteti si vizita në ‘Liceun Artistik’ dhe ‘Shtëpinë e Ngjyrave’.
Artistja gjithashtu u dekorua me titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. /Telegrafi/
Tirana ❤️ @Rita pic.twitter.com/m5Lm36JDJh
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) September 6, 2022
I’m speechless ?? I think It was the best show ever @RitaOra ? QUEEN pic.twitter.com/a4XWO3YFGK
— Natalia ✨?? (@nataliabxd) September 6, 2022