Rita Ora është një person shumë i lidhur me familjen.
Kurse, nëna e saj Vera, është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ishte pikërisht Vera ajo që në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet me grim mjaft të thjeshtë, por ku ajo duket shumë bukur dhe e re sikur vajzat e saj.
Vet Vera ka zbuluar se grimin asaj ja ka bërë Rita Ora.
“Çka mendoni për grimeren time të re, Rita Ora, ta punësoj apo ta përjashtoj? Ajo e bëri këtë duke ndjekur një tutorial. Urime festat”, ka shkruar Vera në rrjetin social Facebook.
Duket se Rita Ora është shumë e lidhur me familjen e saj dhe talentin si grimere preferon ta ushtrojë me nënën e saj.
Rita ka qenë shumë e angazhuar së fundmi me paraqitje televizive.
Ajo ka pasur tri hite të lansuara rresht një pas tjetrës që arritën të futen në top 30 të Billboard Hot 100. /Telegrafi/