Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte anë e mbanë globit.
Së fundmi, ajo ka udhëtuar për në Las Vegas, ku do të mbajë koncertin e saj të radhës.
Përmes rrjeteve sociale, Ora ka publikuar disa imazhe mjaft ‘të nxehta’, duke treguar se si e ka nisur mëngjesin në Vegas.
Ajo shfaqet mjaft atraktive para pasqyrës, teksa vë në pah linjat e saj trupore.
“Mirëmëngjesi Las Vegas”, shkruan Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Për ndjekësit e saj të shumtë, ajo publikoi edhe disa fotografi tjera në InstaStory, të cilat gjithashtu rrëmbyen vëmendjen e fansave.
Kësaj radhe, ajo shfaqej me bikini, teksa vinte në pah këmbët e gjata dhe disa prej tatuazheve në trupin e saj. /Telegrafi/