Ajo shpesh ndan pjesën e brendshme të jetesës së saj bujare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Dhe Rita Ora dukej më se e lumtur fotografitë e saj ‘selfie’ që i publikoi së fundmi në Instagram, shkruan DailyMail.
Ajo pozonte e buzëqeshur, ndërsa ishte e ulur në një veturë të tipit ‘Bentley’ në New York të premten.
Këngëtarja 30 vjeçare, kishte veshur një bluzë të kuqe, me një grafik zogu në pjesën e përparme të saj dhe kishte syze dielli të zeza me përmasa të mëdha.
Ajo dukej e bujshme ndërsa kishte vënë disa gjerdanë me shumë rruaza dhe vathë të artë në këtë paraqitje.
Këngëtarja i kishte kapur flokët e saj kaçurrela bjonde në një formë të bukur dhe të çrregullt.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Më pëlqen kur [emoji dielli] godet tamam …. Dhe pastaj disa … mirënjohëse. E lumtur “You For Me”! Mezi po pres që të gjithë ta shikoni klipin!”, referuar kështu këngës së saj më të re me titull “You For Me”.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” dukej sikur po argëtohej ndërsa tregoi krahët e saj të mbushur me tatuazhe.
Në fotografitë e tjera në postim, ajo publikoi një imazh të paqartë, i cili linte të kuptohej se në fotografi ishin ajo dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.
Çifti dukeshin të dashuruar dhe të lumtur, ndërsa mbanin në duar shkopinj me drita të blerë në rrugë.
Regjisori i filmit kishte veshur një këmishë me lule bardh e zi.
Ndërkohë, Rita ishte duke qeshur dhe dukej elegante e veshur me një fustan të zi dhe këpucë me taka të zeza.
Këto postime të Ritës vijnë pas një raportimi të fundit në mediat britanike, se ajo ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj në Londër, duke inkuadruar një “dhomë paniku” brenda saj.
Kjo vjen si pasojë e një grabitje gjatë vitit 2015, ku Rita ngeli e tronditur së bashku me motrën dhe shoqen e saj nga vjedhja që iu bë në atë kohë, gjatë kohës që ato ndodheshin brenda në shtëpi. /Telegrafi/