Rita Ora duket se ka miqësi të vërtetë me këngëtaren Bebe Rexha pasi që e ndihmojnë njëra-tjetrën sa herë që kanë nevojë.
Rita së fundi përmes llogarisë personale në Instagram e ka falënderuar Rexha, pasi që kjo e fundit kishte të veshur një bluzë të krijuar nga Ora.
“Të dua shumë vajza ime! Faleminderit që po vesh bluzën time të re! Del nesër” ka shkruar mbi këtë foto Rita. Rita Ora është e angazhuar në industrinë e modes së fundi.
Ajo po sjell koleksionin e ri të veshjeve të titulluara “Roara Republic”, që pritet të dalë në treg në 3 mars.
Stili i veshjes së prishtinases kryesisht është sportiv, me shkrimet e emrit të koleksionit në to.
Nuancat e përdorura janë ngjyrat e ylberit të dashurisë, e njohur edhe si simboli i LGBT, por edhe nuancat neutrale.
“Jam përkushtuar shumë në krijimin e koleksionit”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, 27-vjeçarja. /Telegrafi/