Telegrafi

Rita Ora e bëri krenare nënën e saj me paraqitjen glamuroze në “American Music Awards”

Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver

Të martën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.

Në këtë mbrëmje yjesh, nuk mungoi edhe prezenca e tri këngëtareve shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa, dhe Bebe Rexha.

Secila nga vajzat dukeshin glamuroze, ndërsa morën gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre.

Lexo po ashtu Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqyen me dukjen e tyre në tapetin e kuq të "American Music Awards"

Këngëtarja Rita Ora erdhi me një fustan të zi, të qëndisur me trëndafila të vegjël, ndërsa dukej tërheqëse me një model flokësh të kapura.

Kështu dukej Rita Ora në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2018” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Së bashku me Constance Wu, ato prezantuan në skenën e AMA çmimin “Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit Pop/Rock”, çmim të cilin e fituan grupi Migos.

Lexo po ashtu Rita Ora pozon sërish nudo në Instagram, mbulon me duar vetëm pjesët intime

Paraqitja atraktive e Ritës është komentuar edhe në shumë prej mediave të huaja, teksa përveçse gjithë shqiptarët, Rita i bën edhe më shumë krenarë familjarët e saj.

Rita Ora dhe Constance Wu dhanë çmimin për “duetin/grupin më të mirë të zhanrit Pop/Rock” (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Ishte nëna e Ritës, Vera Sahatçiu-Ora, ajo e cila publikoi një fotografi të vajzës së saj në Instagram, duke treguar se sa krenare ishte për paraqitjen e mrekullueshme të vajzës së saj në tapetin e kuq.

“Rita Ora absolutisht e mrekullueshme në tapetin e kuq, nënë krenare”, janë fjalët e Vera Orës në Instagramin e saj. /Telegrafi/