Telegrafi

Rita Ora e 13-ta në listën e të famshmëve më të pasur britanikë, nën moshën 30 vjeçare

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Revista e famshme “Heat”, ka publikuar së fundmi listën me të famshmit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, nën moshën 30 vjeçare.

I pari që kryeson këtë listë është këngëtari i famshëm, Ed Sheeran, me 170 milionë funte të hyra vjetore, shkruan PlanetRadio, transmeton Telegrafi.

Pjesë e kësaj liste janë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore; Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Teksa Dua Lipa renditet e 15-ta, me 11.8 milionë funte të hyra , Rita Ora gjendet dy pozita më lartë.

Rita Ora është e 13-ta në listën e të famshmëve më të pasur britanikë, nën moshën 30 vjeç.

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja 28-vjeçare numëron 17.8 milionë funte të hyra vjetore, të cilat vijnë nga muzika dhe biznesi.

“Albumi i fundit “Phoenix” nuk arriti të futet në Top 10 albumet e vitit. Pasuria e Ritës nuk ka ardhur kurrë nga muzika, por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse të sponsorizimit (si Adidas: 1.5 milion funte dhe Coca-Cola me një milion) dhe punë televizive (1.5 milion nga pjesëmarrja në X Factor dhe një milion nga spektakli The Voice). Prona në vlerë të saj përfshijnë shifrën 3.5 milionë. Ajo ka një “penthouse” në Londër ngjitur me familjen Beckham, dhe një rezidencë prej 1.5 milion. funtesh për prindërit e saj në Kosovën e tyre amtare”, citohet sipas revistës.

Ndërkohë, tek burimi i të ardhurave për Dua Lipën, citohen kontratat e saj me “Jaguar”, “Adidas” dhe së fundmi “YSL Beauty”. Bukuroshja po ashtu fiton shuma të majme edhe nga muzika. /Telegrafi/