Rita Ora bëri një tjetër paraqitje plotë elegancë me të dashurin e saj, Taika Waititi, teksa morën pjesë në “Walpole British Luxury Awards” në Londër, të hënën (15 nëntor).
Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej mahnitëse për këtë ngjarje derisa realizoi një sërë pozash pranë partnerit të saj regjisor, 46 vjeç.
Sipas The Sun, Rita tashmë e ka prezantuar Taikën me prindërit e saj pasi ai së fundmi shkoi me të në Londër për herë të parë.
Sipas një burimi gjërat mes të çifti të njohur po bëhen ‘shumë serioze’, të cilët së fundi u paraqitën së bashku edhe në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve European Music Awards.
Në paraqitjen e radhës, ylli i muzikës u shfaq me një mini-fustan ngjyrë argjendi me print shumëngjyrësh me lule, të cilën e kompletoi me një palë pantallona lëkure dhe këpucë me taka të larta me detaje argjendi.
Artistja i la të lira flokët bionde në formë të valëzuara me dy gërsheta të holla përpara, duke përfunduar pamjen elegante me një grim të theksuar, shkruan DailyMail.
Në anën tjetër, partneri i saj, Taika, u pa me një kostum elegant me ngjyrë blu të errët, të kombinuar me këmishë të bardhë, kravatë dhe këpucë të zeza.
Taika dhe Rita thuhet se kanë filluar të takohen në fillim të marsit para se të bënin zyrtare romancën në Instagram më 21 prill.
Çifti u takuan për herë të parë në Australi, ndërsa të dy qëndruan atje për projekte pune. Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita mori në roli e gjyqtares në spektaklin “The Voice Australia”.
Rita dhe Taika dolën për herë të parë në publik në muajin prill kur arritën së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race” në Shtëpinë e Operës në Sydney.
Duke folur për “Vogue Australia”, në muajin shtator, Rita u shpreh se ndihet mirë në romancën e re, ndërsa që kur dolën publikisht, dyshja janë paraqitur pothuajse në secilën event përkrah njëri-tjetrit. /Telegrafi/