Ata debutuan në tapetin e kuq në fillim të këtij muaji, pasi u raportua se ata “fshehurazi” filluan të takoheshin me njëri-tjetrin në mars.
Dhe romanca e Rita Orës dhe të dashurit saj Taika Waititi duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë, pasi ata shijuan një natë takimi në pikën e nxehtë “Delilah” në Hollywoodin Perëndimor të premten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita, 30 vjeçe, tregoi figurën e saj treupore, ndërsa kishte veshur një palë këpucë LBD të skajshme në stilin e çizmeve me lëkurë gjarpri, ndërsa ajo mbështolli krahët rreth Taikas.
Rita dukej sensacionale në ansamblin zbulues, të cilin e kombinoi me një shtresë prej gjerdanësh ari, byzylykë, unaza në gishta dhe një maskë kadifeje ngjyrë blu.
Trajnerja e “The Voice Australia” i kishte stiluar flokët e saj të artë në një model të lirshëm, dhe makijazhi i saj ishte jashtëzakonisht magjepsës, i përbërë nga vetulla të guximshme dhe një hije e lehtë te sytë.
Ndërkohë, regjisori i “Thor”, Taika u koordinua me të dashurën e tij teksa kishte veshur një ansambël të zi, të përbërë nga një bluzë, një xhaketë e mbyllur, pantallona, këpucë të markës “Dr Marten” dhe një maskë për fytyrën.
Çifti së fundmi festuan ditëlindjen e 46-të të Taikës në shtëpinë e Ritës në Los Angeles.
Duke ngarkuar një seri fotografish në Instagram të mërkurën, Rita prezantoi të ftuarit VIP në ditëlindjen e të dashurit të saj, e cila përfshinte emrat si: Rami Malek, Joshua Jackson, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.
Rita nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj famëkeqe e ditëlindjes së 30-të, ku u zu nga Policia Metropolitane duke i thyer rregullat e izolimit.
Sidoqoftë, duket se një lëvizje e përhershme në Kaliforni nuk është synimi i Ritës, pasi burime pranë yllit i thanë DailyMail se Rita ka ndër mend ta mbajë vendbanimin e saj të përhershëm Londrën ndërsa është në Shtetet e Bashkuara për albumin e saj të ri. /Telegrafi/