Site icon Telegrafi

Rita Ora duket sensacionale në tapetin e kuq të “ELLE Style Awards” në Spanjë

Shumë yje dukeshin elegantë në tapetin e kuq të ELLE Style Awards në Sevilje, Spanjë këtë të enjte.

Prezente në këtë mbrëmje ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ylli i muzikës pop dukej tejet tërheqëse në një fustan të zi plot shkëlqim, shkruan DailyMail.

Ajo shfaqi këndvështrime të shumta të pamjes së saj, teksa rrotullohej para kamerave.

Lexo po ashtu Në të ftohtin e vjeshtës, Dua Lipa shfaqet me veshje të ekspozuar ndërsa vë në pah linjat e trupit

Pjesa e hapur te dekolteja e bënte shqiptaren të dukej edhe më tërheqëse në këtë paraqitje.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë, e cila mori emrin e lindjes nga frymëzimi që familjarët morën nga Rita Hayworth, balancoi me mjeshtëri drejtpeshimin e saj në një palë taka të zeza në tapetin e kuq.

Për aksesorë, ajo vendosi në qafën e saj një gjerdan vezullues me një gur blu, i cili së bashku me buzëkuqin e saj të kuq, i dhanë pak më shumë ngjyra pamjes së saj.

Rita, e cila i modeloi flokët e saj në stilin topuz, lejoi që kamerat të kapnin pjesën e pasme të veshjes së saj, duke përfshirë rrjetën e saj të pastër.

Këngëtarja shqiptare shquhet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe tërheqëse në evente të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version