Së fundmi ajo u kthye në Britani të Madhe pas një udhëtimi në Zelandën e Re.
Dhe Rita Ora shfaqi me krenari figurën e saj të pabesueshme me një fustan të zi teksa arriti në mbrëmjen e dyqanit “Byredo” në Londër të mërkurën (12 tetor).
Këngëtarja, 31 vjeçe, ekspozoi fizikun mahnitës në fustanin e shkurtër dhe takat me platformë teksa po dilte për në mbrëmje.
Rita shfaqi barkun e saj të tonifikuar në fustanin me një prerje të dukshme dhe mëngë të gjata.
Ylli i muzikës përshtati dukjen e saj elegante edhe me një çantë argjendi metalike.
Të ftuar të tjerë në këtë ngjarje përfshinin modele si Mia Regan, Iwana Cristal dhe Amelia Hamlin.
Rita më parë hyri në Instagram për të ndarë një video mahnitëse të fizikut të saj mbresëlënës, duke këmbëngulur se ngritja e peshave ishte “e vetmja mënyrë për të kapërcyer lodhjen në avion”.
Pasi u kthye në Londër pas udhëtimit të saj në Auckland për të performuar në Kupën Botërore të rugbit për femra, ajo shkroi në mbishkrimin e saj: “Drejt një fluturimi 24 orësh”.
“Është e vetmja mënyrë për të kapërcyer fluturimin”, shkroi këngëtarja.
Rita dhuroi performancë madhështore përpara ndeshjes titan të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të ragbit për femra. /Telegrafi/