Telegrafi

Rita Ora duket elegante në një fustan të tejdukshëm që ia vë në pah format trupore teksa merr pjesë në eventin e ‘Vogue Brazil’

Së fundmi ajo u martua me regjisoren e Marvel, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora, 31 vjeçe, dukej mahnitëse kur u fotografua me një veshje transparente për një performancë në një event të Costa Brazil me ‘Vogue Brazil’.

Rita u pa me të brendshme të zeza nën fustanin shumëngjyrësh të tejdukshëm, i cili kishte një dizajn zinxhir që ngjitej përpara.

Gishti i saj i unazës nuk dukej në foto, por ajo e ruajti shkëlqimin e saj për zgjedhjen e këpucëve – sandale të zeza me rripa me detaje diamante.

Ajo la flokët e saj të gjata bionde në një stil kaçurrela natyrale ndërsa pozonte për foto para një sfondi me gjethe jeshile.

Krijuesja e hitit “Hot Right Noë” u bashkua më vonë nga motra e saj Elena dhe shoku Vas J Morgan teksa grupi pozoi për një foto të mrekullueshme.

Pas ngjarjes, këngëtarja ndau një galeri fotografish të saj e veshur me pantallonat të shkurtër të printuara për të udhëtuar në një helikopter për performancën e saj të radhës.

Ajo kombinoi pantallonat me geta të printuara dhe një triko jeshile, duke ndarë foto të pamjes së qytetit brazilian.

Lexo po ashtu Rita Ora tregon fizikun në bikini gjatë një dite plazhi përpara performancës në Brazil

Rita më vonë performoi në festivalin “Rock in Rio”. Këngëtarja tregoi fizikun e saj e veshur me një trupore argjendi me detaje me shkëlqim dhe doreza të ngjashme, ndërkohë zgjodhi një gamë grimi në bronz, e cila theksonte tiparet e saj natyrale. /Telegrafi/