Site icon Telegrafi

Rita Ora duket e mahnitshme pa make-up teksa shijon pushimet në Karaibe

Rita Ora dukej sensacionale teksa pozoi me një fustan shumëngjyrësh me ndërsa ishte me pushime në St Barts të premten (30 dhjetor).

Këngëtarja, 32 vjeç, aktualisht po shijon një arratisje tropikale në Karaibe me bashkëshortin e saj regjisorin Taika Waititi , 47 vjeç.

Dhe ajo shkoi në Instagram për t’i mbajtur fansat të përditësuar me aktivitetet e saj të pushimeve, ndërsa ndau disa foto nga një udhëtim me varkë, duke përfshirë disa ‘selfie’ pa make-up teksa pushonte në diell.

Në një foto, Rita, ka veshur një fustan të gjatë të mbyllur deri në qafë, me një ndarje anash.

Pjesa e lehtë pa mëngë prej pambuku siguroi që ajo të dukej e freskët në mot të ngrohtë, ndërsa krahët e saj të zhveshur binin në sy.

Ajo mbante me vete një çantë të vogël jeshile me pasqyrë dhe kishte veshur një palë sandale të zeza.

Rita mbante një palë syze dielli të errëta për të mbrojtur sytë nga rrezet e diellit të shndritshëm ndërsa pozonte për një foto në pjesën e pasme të varkës, me dy jahte luksoze të dukshme në sfond.

Diku tjetër, Rita dukej e relaksuar teksa shtrihej në anije, duke treguar bukurinë e saj natyrale teksa nuk vendosi grim për daljen e saj.

Rita dhe burri i saj Taika u ulën me aeroplan privat në ishullin frëngjishtfolës këtë javë dhe më vonë u panë duke shijuar një shëtitje së bashku.

Bashkëshorti i Ritës, Taika Waiti, zbuloi së fundmi se aktori Robert Pattinson ka luatur rol në lidhjen e tyre – duke i prezantuar me njëri-tjetrin në një takim ku u bënë miq.

Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte Ritën për tre vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin të takoheshin në vitin 2021.

Duke folur në serinë Intervista të Louis Theroux, Taika tha se marrëdhënia e tij dhe Ritës funksionon sepse fillimisht ata ishin ‘miqtë më të mirë’. /Telegrafi/

 

Exit mobile version