Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora mbetet aktive në rrjetet sociale, ku edhe bën postime të ndryshme që çdo herë marrin vëmendje.
Krahas angazhimeve, artistja e njohur së fundmi ka gjetur kohë që të shijojë edhe disa ditë të mira pushimesh në bregdet.
31-vjeçarja postoi disa imazhe tejet atraktive e veshur në një fustan të lirshëm me ngjyrë të zezë dhe nuanca të kaltrat, ndërsa solli edhe disa të tjera në bikini.
Pamjen e saj e përshtati me një bizhuteri në dorë me ngjyrë të kaltër, qafore me inicialen ‘R’, teksa në fytyrë vendosi një makijazh të lehtë.
Ndërkohë, kujtojmë që Rita aktualisht është pjesë e sezonit të ri të “The Voice Australia” në panelin e jurisë.
Në anën tjetër, krijuesja e hitit “Anywhere” po shijon edhe një histori të bukur dashurie me regjisorin e njohur, Taika Waititi, me të cilin nuk mungojnë as daljet publike.
Dyshja së bashku u paraqiten edhe në ndarën e çmimeve “Oscars”, teksa morën vëmendje me elegancën dhe sharmin. /Telegrafi/