Telegrafi

Rita Ora duket atraktive ndërsa takohet dhe i jep një përqafim të ngrohtë Princit Harry në koncertin e tij bamirës

Rita Ora gjatë takimit me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ajo ruan një miqësi të mirë me shumë prej personazheve VIP, duke qenë se edhe vet është një person i rëndësishëm në listën A.

Dhe Rita Ora nuk mund ta fshehte buzëqeshjen nga fytyra e saj, teka defilonte në tapetin e kuq të koncertit “Sentebale Audi” të Princit Harry, përpara se të bashkohej me të në skenë, të martën.

Rita Ora plot elegancë gjatë paraqitjes në koncertin “The Sentebale Audi”, të organizuar nga Princi Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Udhëheqësi britanik, 28 vjeçar, dukej gjithashtu i lumtur teksa takohej me këngëtaren shqiptare, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ata janë takuar, ndërsa i kanë dhuruar edhe një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit. Artistja në këtë takim është shoqëruar nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu.

Rita dukej tejet tërheqëse e veshur me një fustan pranveror, të dizajnuar me lule, teksa ishte kombinuar me stoli argjendi.

Rita Ora takohet me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ky koncert i organizuar nga Princi Harry, është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi.

Vitin e kaluar, të ardhurat nga ky koncert shkruan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Rita Ora gjatë takimit me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Rita Ora po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun britanik, pasi vetëm pak ditë më parë performoi në festivalin më të madh veror në Londër, “Summertime Ball”.

Ajo ndezi skenën e stadiumit “Wembley” duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha.

Rita Ora në koncrtin bamirës “The Sentebale Audi” (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Rita gjithashtu ka shtuar së fundmi kreditë e saj në fushën e aktrimit duke marrë pjesë në filmin e ri “Pokemon: Detective Pikachu”, si aktore dhe si interpretuese e kolonës zanore “Carry On”, në bashkëpunim me Kygon. /Telegrafi/

Rita Ora gjatë takimit me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

 

Rita Ora gjatë takimit me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

 

Rita Ora gjatë takimit me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)