Site icon Telegrafi

Rita Ora duket atraktive e mbuluar me shami, teksa me të motrën pozojnë në lëndina

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë e izoluar në një shtëpi në fermë në veri-perëndim të Londrës.

Ajo atje është e shoqëruar nga motra e saj, Elena, dhe një grup shokësh me të cilët po punon rreth këngëve të albumit të saj të tretë.

Rita ndërkohë edhe pse ka qenë në bllokim ashtu si e gjithë popullata në Mbretërinë e Bashkuar, ajo prapëseprapë nuk ka qëndruar duarkryq.

Foto: Rita Ora/Instagram

Përmes angazhimeve të zhvilluara online, ajo është bërë pjesë e disa koncerteve dhe intervistave të mbajtur në formën virtuale.

Lexo po ashtu Nga okarina, libri për Skënderbeun e Hyjnesha në Fron - elementet tradicionale që nuk mungojnë në shtëpinë e Rita Orës

Njëlloj ka ndodhur edhe me koncertin e titulluar “Big Weekend” i cili organizohet nga BBC, në të cilin artistja Ora është paraqitur virtualisht duke interpretuar këngën e saj më të re, “How to be lonely”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këtë paraqitje ajo ka vendosur ta bëjë në disa lëndina pranë fermës ku ndodhet aktualisht.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, ku shihet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të kuq në pjesën e poshtme dhe oker në pjesën e sipërme, teksa në duar mbante disa balona.

“Le të jemi të vetmuar së bashku – të bëjmë një festë me balona të hapura në natyrë !! Kush e ka parë “Lonely Together” nga #BigWeekend në BBC”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa tregoi se ka interpretuar këngën “Lonely together” në këtë shfaqje virtuale.

Në një fotografi tjetër të publikuar nga shoqja e saj, Rita shfaqej shumë tërheqëse, teksa pozonte e mbuluar me shami.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Jo më pak atraktive dukej edhe motra e këngëtares, Elena, e cila si menaxhere, e ka shoqëruar gjatë këtij koncerti për BBC. /Telegrafi/

Exit mobile version