Rita Ora po punon shumë për figurën trupore të saj.
Bukuroshja nga Prishtina duket se po bëhet gati për angazhimet e saj të radhës.
Rita ka publikuar një foto pas palestrës ku shfaqet e lodhur.
“Tri orë në palestër”, ka shkruar Rita në foton e publikuar në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja me famë botërore po bëhet gati për albumin e saj të dytë dhe disa videoklipe që do t’i publikojë.
Rita po punon me Ed Sheeran për albumin e saj të ri. /Telegrafi/