Site icon Telegrafi

Rita Ora duartroket edhe njëherë në nderim për punëtorët e kujdesit shëndetësor

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në një shtëpi në fermë në veri-perëndim të Londrës.

Ajo u largua atje para se të fillojë pandemia dhe mbeti me shoqërinë e saj në fshat, kur kryeministri britanik mori vendim për bllokimin e lëvizjes.

Rita ndërkohë ka treguar një empati më të veçantë me punëtorët mjekësore gjatë kësaj preiudhe, kjo pasi nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora, është personel shëndetësor.

Rita dhe Vera Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

Më konkretisht nëna e këngëtares me famë ndërkombëtare, është rikthyer në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë, duke shërbyer në Repartin e Aksidenteve dhe Emergjencave në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar).

Për të nderuar mantel-bardhët në Mbretërinë e Bashkuar, tash e sa kohë në rrjetet sociale është nisur një fushatë e veçantë falënderimi, së cilës i është bashkuar edhe Rita.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Kjo e fundit publikoi në InstaStory një video, ku shihej duke duartrokitur për të gjithë mantel-bardhët, duke shkruar në mbishkrimin e saj “duartrokit sepse ne kujdesemi, duartrokit për ata që kujdesen për ne”.

Nëna e Ritës, Vera Ora është psikiatre me profesion dhe ka treguar se ka qenë vërtetë e shqetësuar për familjen e saj gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version