Site icon Telegrafi

Rita Ora dikur ‘bisht’ i nënës së saj, e ëma e këngëtares sjell fotografi të para shumë viteve kur vajza e saj e përndiqte ngado

Fama e saj ndërkombëtare nuk i ka ndaluar ata të shijojnë pushimet familjare dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku.

Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera Sahatçiu, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një fotografi të adhurueshme, të saj dhe Ritës nga një panair i para disa vitesh, shkruan DailyMail.

Imazhi tregon psikiatren Vera, 55 vjeçe, duke i buzëqeshur kamerës ndërsa është e veshur me një bluzë transparente që të printuar ka një flutur me shkëlqim.

Ndërkohë ylli botëror Rita, tani 29 vjeçe, megjithatë dukej më e befasuar nga situata, e veshur me një duks të ‘New York Champions’ ndërsa pozonte për fotografinë pranë nënës së saj.

Lexo po ashtu "Nuk do harroj kurrë se prej nga vij", mediumi i famshëm ndërkombëtar shkruan për historinë e Kosovës në intervistën speciale të Rita Orës

“Në disponim të vallëzimit me të trashën dhe të hollën, dhe partnerja ime e vallëzimit, Rita Ora (bishti)”, shkroi Vera në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet kështu se Rita i shkonte gjithnjë pas nënës së saj kur ajo ishte e vogël.

Rita dhe nëna e saj kanë një raport të shkëlqyer. Familja e saj janë shpërnguluar nga Kosova në vitet 1990, transmeton mediumi britanik.

Familja u transferua në lagjen Notting Hill të Londrës për shkak të përndjekjes së shqiptarëve nga shteti fqinj në atë kohë.

Sëmundja e kancerit në gji që preku Verën në vitin 2005 tronditi gjithë familjen, dhe si rezultat Rita ‘po shqetësohej dhe nganjëherë kishte sulme paniku’.

Pas rritjes së famës së Ritës si këngëtare dhe paneliste e shfaqjeve televizive, nëna e saj ka pasur rastin të futet në vëmendje, dhe vitin e kaluar filloi të zhvillojë një fushatë të veshjeve me rroba banje.

Rita dhe Vera Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

“Nëna ime më frymëzon çdo ditë. Jam shumë krenare për të. Ajo është modeli i një njeriu të thjeshtë dhe të vërtetë”, tha Rita për Hello!

Dyshja së fundmi shijuan një udhëtim luksoz në ishujt Saint Barts në Karaibe, me babanë Besnikun, motrën Elena dhe vëllain Don, 22 vjeç. /Telegrafi/

 

Exit mobile version